Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë tek krerët e UÇK-së të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale.
Haradinaj thotë se ai është gjest fisnik, teksa ka thënë se për vete nuk e ka plan të shkojë në Hagë dhe se shpreson që krerët e UÇK-së të vijnë sa më shpejt në Kosovë të lirë.
“Më pëlqeu vizita e kryeminsitrit të Shqipërisë. ishte gjest i mirë. Shumë gjest i mirë. Hic nuk kam bërë plane për të dalur andej. Nuk kam qejf mu dok andej hiç. Më ka dalur boll”, tha ai.
“I uroj atyre të vijnë sa më shpejt”, shtoi Haradinaj në T7.
Ai tutje tha se Rama nuk e pati të lehtë të kryejë vizitën në Hagë.
“Nuk e ka të lehtë as ai. Kryeministër i një shteti ligjor, anëtar i NATO-s. Ishte gjest fisnik. Por tek e fundit një shqiptar shkoi në vizitë tek disa shqiptarë”, përfundoi ai.
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...