shtë përuruar hapësira e rinovuar e Institutit të Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Në kuadër të këtij projekti janë zgjeruar dhe pajisur dy laboratore: një i Imuno Histokimisë dhe i Patologjisë Molekulare. Janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë si dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punën e përditshme ”, tha me këtë rast kryeministri Kurti.
Ai tutje tha se në 976 metra katrorë hapësirë është bërë transformim rrënjësor, duke i ruajtur vetëm muret mbajtëse dhe pllakat e mes katit.
Ndërkaq, ministri Vitia tha se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë. “Ky vit do të jetë vit i diagnostikës, do të investohet te të gjithë laboratorët pa dallim, duke filluar me teknologji të re, dixhitalizim të laboratorëve, etj”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Merita Hashani, drejtoresha e këtij instituti tha se ky renovim do të mundësojë rritjen e cilësisë për pacientët dhe në mirëqenien e tyre. Ajo tha se me këtë rast do të bëhet edhe shtimi i shërbimeve që ofrohen.
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...