Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të miturit R.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje – vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.
R. B., ishte dënuar nga Gjykata e Ferizajt me dy vite me masë institucionale për veprën penale të dhunimit.
E këtë dënim e ka konfirmuar edhe Gjykata e Ferizajt për Arbresh.info
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’ për të cilën gjykata ka lëshuar komunikatë për media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy vite për veprën penale dhunimi për të cilën ka të lëshuar urdhër arrest”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës se Ferizajt./Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi