Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën të ndihemi krenarë të gjithëve.
Ai përgëzoi FSK-në për suksesin e arritur në “Defender Europe 2025”, shkruan Arbresh.info.
“Në vitin 2018, në dakordim të plotë me Pentagonin, votuam ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht, ramë dakord për planin zhvillimor 10-vjeçar, për certifikimin e njësive dhe për angazhimin tonë bilateral e multilateral për paqe krah Amerikës dhe aleatëve tanë.”, tha Haradinaj.
“Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit, falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre. Përgëzoj Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në “Defender Europe 2025”.”, shkroi tutje ai./Arbresh.info/
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...