Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, tha se Prokurioria e Shtetit në bazë të momerandunit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka caktuar 86 prokurorë që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve lokale për kryetar dhe kuvende komunale, më 22 tetor, raporton arbresh.info.
“Ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendëskoordinator. Një prokuror për ditën e zgjedhjeve. Ka caktuar 7 koordinator për rajonet e Kosovës. Prokurori i shtetit ka caktuar 86 prokuror për ditën e zgjedhjeve të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës,” është shprehur Morina.
Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për medie të përbashkët me KQZ-në dhe Policinë e Kosovës./arbresh.info/
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...