8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë

11:15 | 8 Mars 2026
E.H

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në mesazhin e tij në Facebook, Hamza shkroi për rëndësinë e respektit, mbështetjes dhe mundësive të barabarta për të gjitha grate.

“Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje.Nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë, të gjitha duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkroi Hamza.

Shpërndaje në rrjete sociale