Anëtarët e SBASHK-ut, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e protestës madhështore paqësore të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Kështu bën të ditur SBASHK me anë të një nj0ftimi për media.
“Më 7 gusht, ora 17, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të dëgjohet zëri ynë i fuqishëm, në përkrahje të bijve më të mirë të kombit, që padrejtësisht po mbahen prapa grilave në Hagë. Pjesëmarrja e gjerë e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës në këtë protestë është një mesazh i qartë: ne nuk harrojmë sakrificën! “, thuhet në njoftimin e policisë.
“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë, për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...