Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga Spitali i Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili bëri të ditur se pacienti, mashkull i lindur në vitin 1982, është pranuar me politraumë të rëndë dhe në gjendje jo stabile.
“Një mashkull i lindur më 1982 është sjellë nga Spitali i Prizrenit, pas rënies nga lartësia, me lëndime të shumta trupore, politraumë e rëndë dhe gjendje jo stabile.
Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, ka deklaruar Syla.
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër