Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Republikën e Kosovës, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje.
Ai theksoi se Serbia po ofron mbështetje për Listën Serbe dhe Millan Radoiçiq, i cili është i përfshirë në aktivitete kriminale.
“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik. Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe”, shkroi Kurti në Facebook.
Ai shtoi se institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këto veprime dhe se kjo çështje u shqyrtua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë postim, Kurti ka bashkëngjitur edhe linkun e konferencës se përbashkët me ministrin Nenad Rashiq më 9 mars 2025./Arbresh.info/
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...