Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ka ndodhur një rrahje.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibёr 6.6.1mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6mm”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona tё dyshuar.
Lidhur me këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: një armë (me mulli) dhe një pistoletë (lodër në formë shkrepëse, ndërsa një i dyshuar ende është në arrati.
Pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...