Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me fillim në ora 14:00.
Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat e Punës Sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.
Në ngjarje do të marrin pjesë Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.
Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit