Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali uroi sot 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u shpreh se kjo është dita që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.
Spiropali theksoi se është një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.
Kosova sot, sipas Spiropalit, është një realitet i pakthyeshëm.
“Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi”, u shpreh Spiropali.
Në këtë përvjetor, Spiropali deklaroi se “Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane”.
“Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë. Gëzuar Pavarësinë!”, uroi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...