Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana i cili tha se një person ka mbetur i lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ai shtoi se personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai./Arbresh.info
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...