Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku në Vranidoll është takuar me qytetarë.
Në një postim në Facebook, ai tregoi disa prej punëve që do t’i bëjnë në Vranidoll si:
– Trajtimi i dy rrugëve kryesore të fshatit, përfshi ndërtimin e trotuareve.
– Ndërtim i çerdhes së përbashkët me fshatrat përreth.
– Mbrojtja e tokave bujqësore nga vërshimet, përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Llap.
– Trajtimi i kanalizimit për ujëra atmosferikë.
– Rregullimi i shtyllave të dëmtuara të ndriçimit publik.
– Hapësirë loje për fëmijët.
– Mirëmbajtja e varrezave.
Ai tha se nga 9 nëntori, do të nisin punët që do të shihen në çdo rrugë e do të ndjehen në çdo familje.
Çeku theksoi se Vranidolli e Prishtina nuk kanë nevojë për rendera, por zotime e projekte që realizohen.
“Bashkë për Prishtinën tonë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...