Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të posedimit të narkotikëve në Prishtinë.
I dyshuari i parë është arrestuar pas kontrollit nga policia pasi iu kap një sasi prej 6.6 gram kokainë.
Kurse në rastin tjetër janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi policia gjeti dhe konfiskoi rreth 3.3 marihuanë, përcjell arbresh.info.
“· Rr. Universiteti, Prishtinë, 05.04.2022-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar : 6.6 gram kokainë, 4.2 gram MDMA dhe një peshore. Pas intervistimit me vendim të prokurori i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, 5.04.2022 – 17:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.3 marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...