Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.
Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër