Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përuruar sot kompleksin e ri shumëfunksional “Ayan Zalat” në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator.
Projekti i zhvilluar nga kompania e tij, Mabetex Group, përfshin një qendër prestigjioze hoteliere, rezidenciale, turistike dhe kulturore, që sipas Pacollit është e vetmja në llojin e saj në këtë rajon.
Në një postim në Facebook, Pacolli falënderoi familjen e njohur Nymtashir për besimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar krenarinë që ndjen për stafin profesionist të kompanisë së tij.
Ai u shpreh se ekipi i Mabetex-it vazhdon të ngrejë lart flamurin e Kosovës në çdo cep të botës.
“Sot, në Ulan Bator të Mongolisë, Mabetex inauguroi dhe përuroi kompleksin “Ayan Zalat”, një qendër prestigjioze hoteliere, rezidenciale, turistike dhe kulturore, të vetme në llojin e saj. Duke falenderuar familjen e nderuar Nymtashir per besimin, shprehu edhe krenarine për arritjet e stafit profesionist të kompanisë sime qe kudo ngrisin flamurin e shtetit tone te ri kudo neper bote”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza