Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Sipas një njoftimi të Presidencës takimi është zhvilluar pas kërkesës së këtij të fundit, shkruan Arbresh.info.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Socialdemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj.”, ka njoftuar Presidenca.
Ndryshe, me 15 maj, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin e krijuar Osmani takoi liderët e partive parlamentare në Kosovë.
Presidentja Osmani tha pas takimit se nuk ka pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se ka parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
“Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, tha Osmani.
Osmani tha se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur për opinionin e saj në zhbllokimin e ngërçit, nëse një gjë e tillë është e nevojshme./Arbresh.info/
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...