Një këmbësor është lënduar si pasojë e goditjes nga një motoçikletë në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana.
Pllana bëri të ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.”, tha ai./Arbresh.info/
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...