Në New York City, dy të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se hodhën një pajisje shpërthyese të improvizuar gjatë një proteste pranë rezidencës zyrtare të kryebashkiakut. Autoritetet amerikane kanë nisur hetime për të verifikuar edhe lidhjet e mundshme të tyre me organizatën ekstremiste Islamic State (ISIS).
Sipas raportimeve të mediave amerikane, policia arrestoi në vendngjarje Emir Balat (18 vjeç) dhe Ibrahim Qayumi (19 vjeç). Ata dyshohet se hodhën një pajisje shpërthyese të improvizuar (IED) pranë rezidencës së kryebashkiakut të qytetit, Zohran Mamdani, gjatë një proteste të mbajtur të shtunën.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se pajisja shpërthyese përmbante triaceton triperoksid (TATP), një eksploziv shumë i paqëndrueshëm që shpesh quhet edhe “Nëna e Satanit”. Ky lloj eksplozivi është përdorur më parë nga grupe terroriste në sulme të ndryshme, raporton New York Post.
Fatmirësisht nga incidenti nuk u raportuan të lënduar, ndërsa policia ka rritur masat e sigurisë në zonë. Hetuesit po analizojnë gjithashtu aktivitetet dhe kontaktet e të dyshuarve për të përcaktuar nëse kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me rrjete ekstremiste.
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut