Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar me thikë si pasojë e një mosmarrëveshjeje në rrugën “Andri Dinana” në Mitrovicë të Veriut.
Sipas policisë, viktima mashkull është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku ka deklaruar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga një i dyshuar mashkull.
I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me 78 fishekë, një granatë dore, dy shok-bomba, një flakadan, tri thika, një jelek antiplumb, maica me mbishkrime të ndryshme, 196,160 dinarë serbë, bimë të dyshuara narkotike, një mulli për bluarje, një peshore dhe qese najloni.
Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...