Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht tek semaforët në fshatin Bresje.
Lidhur me rastin, policia tha se është arrestuar vozitësi, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...