Nga 15 Nëntori nis sezoni i dimrit, që zgjatë deri më 15 mars. Me këtë nënkuptohet që të gjitha veturat që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet të jenë të pajisura me goma të dimrit dhe me zinxhirë.
Rreshteri i Trafikut Rrugor për Autostrada, Flamur Ahmeti bën të ditur se të gjithë qytetarët që marrin pjesë në trafik duhet të jenë të pajisur me goma dimri dhe zinxhirët e borës.
Ahmeti tregon se pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjeteve transportuese deri në 3.5 tonë janë: pneumatikët e dimrit në të gjithat rrotat, ose pneumatikët veprorë me thellësi minimale të sipërfaqes shkelëse prej 4mm, me zinxhirët e borës që vendosen në rrota tërheqëse.
Sipas tij pneumatikët e dimrit janë të shënuar më shenjë M+S, MA, M&S, ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.
Rreshteri Ahmeti paralajmëron se të gjithë shoferët të cilët drejtojnë mjetet e tyre pa pajisje dimërore do të dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyzet (40) eurosh./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër