Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dialogun me Serbinë, e vetmja temë e cila nuk pret është çështja e personave të zhdukur.
Ai i pyetur nga gazetarët për takimet e nivelit teknik ka thënë se janë në përgatitje të temave, por ka thënë se çështja e personave të zhdukur nuk mund të pres derisa të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë.
“Çështja të pagjeturve nuk mund të pres, nuk mund të presim për marrëveshje reciproke me Serbinë për fatin e të pagjeturave. Prandaj ka vetëm një temë që nuk pret, pra çështja e të pagjeturve”, tha Kurti gjatë vizitës në IKSHPK, raporton arbresh.info.
Kryeministri Kurti tha se ai ka paraqitur propozimet, të cilat nuk janë pranuar, por theksoi se mund të hapen tema tjera me Brukselin por jo edhe me Serbinë.
“Për temat tjera ne kemi dhënë propozime tonat të cilat fatkeqësisht nuk janë pranuar. Mund të hapen tema të reja me Brukselin por jo edhe më Serbinë”, tha ai./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit