Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Nënën Pashkë.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se guri i Nënës Pashkë në Mejë pushon aq rëndë sa dhemja e saj, shkruan Arbresh.info,
Kurti vrasjen e tri bijve të saj nga forcat e armatosura të Serbisë.
“Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.”, ka shkruar ai.
“Më 24 maj 2003 u rivarrosen Gjovalini dhe Milani. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamen, nëna Pashke i vuri vetës flakën. Pasi flakët e luftës ia dogjën shpirtin, ajo i vuri flakën trupit.”, shtoi ai.
“E kujtojmë sot e ҫdo ditë. Përditë e përjetë. Lavdi!”, përfundoi kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...