Në 26-vjetorin e rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe pranë varreve të tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjen e pafund për vetëmohimin, flijimin dhe sakrificën kësaj familje, shkruan Arbresh.info.
“Lapidari me katër shtylla lartëson kujtimin e katër dëshmorëve të familjes Lleshi, të rënë në luftën e fundit. U jemi mirënjohës pafund dhe falënderues pamasë për vetëmohimin, flijimin dhe sakrificën kësaj familje, dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve që bënë krejt çka mundën dhe dhanë krejt çka patën për çlirim e pavarësim.”, ka shkruar Kurti.
Në këto homazhe kanë qenë të pranishëm familjarë e miq, kolegë nga qeveria, deputetë të Kuvendit e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...