Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka përsëritur vendimin e kësaj partie për të mos bërë koalicion me partinë në pushtet.
Ai thotë se më parë bëhet qeveria me opozitë, sesa me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
“Dallimi konceptual, politik, programor, edhe përtej numrave, do të thotë se janë arsyet kryesore se pse ne kemi deklaruar që me Vetëvendosjen nuk mundemi me qenë bashkë në qeverisje”.
“Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë për shkak dallimeve që i kemi. Kemi shumë dallime, në rritjen e pagave, rritjen e pensioneve, çështjen e energjisë, kemi dallime të mëdha”, tha Hamza.
“Më e mundshme, për shkak të programeve, për shkak të numrave është që opozita të krijojë qeverinë, sesa ta krijojë Lëvizja Vetëvendosje. Nëse opozita bëhet bashkë bëhen 52 numra, 10 i marrim nga minoritetet joserbë. Me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka”.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...