Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacion policor në Podujevë 7 mijë e 380 monedha metalike dy euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, punonjësja ka thënë se paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00 – Ankuesja femër kosovare – zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankueses, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...