Dyshohet se vodhi 5 viça, arrestohet 39 vjeçari në Kaçanik

17:18 | 5 Maj 2025
E.G

Nj 39 vjeçar është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se i njëjti ka vjedhur 5 krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000  eurosh në fshatin Soponicë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur me datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, shkruan Arbresh.info.

Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

“Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh. Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, më datën 05.05.2025, rreth orës 14:40, është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik. Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.”, thuhet tutje./Arbresh.info/