Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi si pasojë e lëndimeve të marra si pasojë e një sulmi fizik në Shtërpcë.
Policia bën të ditur se më 10 dhjetor është njoftuar nga shtëpia e shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellur me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin Graçanicës, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, J.K ka marrë lëndime si pasojë e një sulmi fizik nga një serb i moshës 20 vjeçare.
“Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugun që qonë për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me porkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.”, bën të ditur policia.
Ndër të tjera, dje policia është njoftuar se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.
Ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbatje për 48 orë, për veprime tjera hetimore.
Rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.
“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’ “, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen