Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë kanë filluar punimet për rregullimin e ujësjellësit për fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin, Liburn Aliu kanë përuruar fillimet e këtij punimi, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, ky projekt siguron ujë të pijës për rreth 10 mijë banorë.
“Po përmbyllim këtë vit me lajmin e mirë për fillimin e punimeve për realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh, i cili ka qenë zotim i yni për banorët e kësaj zone, të cilët ndonëse afër Prishtinës për një kohë të gjatë janë lënë pa ujë të pijes.”, u shpreh ai.
“Me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Aliu përuruam fillimin e punimeve të këtij projekti i cili përmes rregullimit të rrjetit të ujësjellsit siguron për herë të parë ujin e pijës për banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rreth 10 mijë banorë. Ky projekt prej 3 million euro do të përfundoj brenda 2 viteve.”, shtoi Krasniqi.
Ndër të tjera, Krasniqi u shpreh se ky project është dhe do të mbetet prioritet deri në përfundimin e tij.
“Ky projekt ka qenë prioritet dhe do mbetet deri në mbarimin e punimeve duke pas parasysh se uji i pijës është e drejtë elementare që duhet ti garantohet secilit banorë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...