ORCA është e shqetësuar me faktin se kryetari aktual i Këshillit Drejtues të UP-së është kandidat për profesor asistent në konkursin aktual të emërimit dhe avancimit të stafit akademik.
Nga pozita drejtuese në të cilën është, në organin më të lartë drejtues të UP-së, Ujkan Bajra – Kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së, për vite me radhë ka pasë dhe ka ende në dispozicion një sërë mekanizmash për të ushtruar ndikimin e vet si për të krijuar pozitën në të cilën ka kandiduar ashtu edhe për t’u zgjedhë në të.
Ai udhëheq organin te i cili raporton Rektori i UP-së, njëkohësisht drejtues i Senatit organit që do të vendosë për zgjedhjen e Bajrajt si profesor, e po ashtu të gjithë dekanët dhe kërkesat e tyre lidhur me aspektin menagjerial i nënshtrohen aprovimit të Këshillit Drjetues që e udhëheq Bajra.
Pra, konstatohet me lehtësi se Bajra ka në dispozicion një sërë mekanizmash nga pozita që ka pasur dhe mban, për të ushtruar ndikim në zgjedhjen e tij si profesor, pra për të kaluar nga një pozitë ku është i emëruar politikisht, në një pozitë me të cilën fiton marrëdhënie të rregullt pune me universitetin më të madh e më të mirë në vend.
ORCA e konsideron konflikt interesi veprimin e tij dhe pret nga organet përgjegjëse refuzimin e kandidaturës së tij jo vetëm në këtë konkurs, por edhe në dy vitet e ardhshme siç është e paraparë me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Çfarëdo interpretimi tjetër të kujtdo ORCA e konsideron cënues për cilësinë e Arsimit të Lartë në vend dhe ftesë publike që pozita e anëtarit të këshillit drejtues të emëruar politikisht në universitete publike, të përdoret si trampolinë për marrjen e kontratave të rregullta të punës si staf akademik./arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur