Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare .
Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...