Policia Rajonale në Ferizaj, ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave, kurse tre të tjerëve u është fletëparaqitje për prerje dhe dëmtim të pyjeve.
Po ashtu janë konfiskuar automjetet dhe drunjtë
“Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në katër persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt dhe po i transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.
Në stacionin policor në Ferizaj janë shoqëruar katër persona dhe pas intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet , traktori dhe drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare