Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjarët e shoferit të autobusit i cili u vra ditë më parë në Gllogjan.
Haradianj është lutur që tragjedi e tillë si në Gllogan ku humbën jetën edhe nxënës të jetë e fundit.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të angazhohen maksimalisht në zbardhje e këtij rasti.
“Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit.
Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën.
Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë. Ganiu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira