Policia e Kosovës ka njoftuar se i është shqiptuar gjobë prej 100 eurosh shoferit i cili e kishte parkuar veturën në vendin e ndaluar.
Sipas njoftimit, fotoja e veturës ishte shpërndarë në rrjete sociale, shkruan Arbresh.info.
Në foto shihet se një veturë në rrugën “Skenderbeu” (sheshi “Tom Lantosh”) në Gjakovë, shihej e parkuar në një pjesë të gjelbëruar, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.
“Stacioni Policor në Gjakovë ka identifikuar ngasësin e veturës dhe ka ndërmarrë masa ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, me ç’rast i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 100euro.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të mos bëhen subjekt i shkeljeve dhe masave ligjore./Arbresh.info/
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë, konfirmohet gjatë vi...
Arben Vitia: Tubim madhështor në Kodrën e Trimave, me besim ...
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...