Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e shënimit të 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, si dhe të bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, janë paraparë këto aktivitete:
Agjenda e aktiviteteve:
10:00 – Homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
11:30 – Homazhe te kulla e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, Orllan
12:00 – Homazhe te kompleksi “Hakif Zejnullahu”, Lladoc
12:30 – Homazhe në Bulevardin e qytetit “4 Dëshmorët”
13:00 – Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”, në teatrin “Avdush Hasani”, Podujevë./Arbresh.info
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...