Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në luftën për çlirimin e Kosovës si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burrë e grua, ranë së bashku në luftën për liri më 22 shtator të vitit 1998, në luftime kundër ushtrisë serbe në fshatin Gradinë, në veri të Kosovës.
Në të njëjtën ditë ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.
Së bashku, Fehmiu dhe Xheva ata ishin pjesë e UÇK-së që nga fillimi dhe luftuan pareshtur kundër forcave serbe për një qëllim të vetëm hyjnor, lirinë.
Në vitin 1991 ata shkuan në Kroaci për të bërë rezistencë ndaj ushtrisë serbe, dhe më pas, u kthyen në vendlindje, u bënë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), për të filluar më vonë angazhimin në UÇK.
Figurat e të dyve janë emblematike në historinë e Kosovës për çlirim. Më të veçantë i bën fakti që si çift, gjithmonë ishin bashkë sa herë që kishte nevojë atdheu, ashtu siç kishin qenë Azem e Shote Galica./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit