Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, 27-vjeçare nga Vrella e Istogut nënë e dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ajo para disa muajve u diagnostikua me sëmundjen e Leukemisë Akute si dhe po trajtohet në një spital në Turqi.
Por familja e saj nuk po ka mjete të bollshme financiare për t’ia mbuluar shërimin.
Ata po kërkojnë ndihmë për ta shëruar Kaltrinen, nënën e dy fëmijëve njërit një vjeç e tjetrit tre.
Më poshtë gjeni njoftimin dhe të dhënat rreth këtij rasti:
Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3 vjeçar.
Që disa muaj po trajtohem në spitalin Medical Park në Stamboll, ngase jam diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Acute.
Fazën e parë e kam kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.
Tashmë jam në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen. Andaj, kërkoj ndihmën e të gjithë juve.
Diçka e vogël nga ju, shpresë e madhe për mua për t’iu kthyer fëmijëve të mijë.
SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina
Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank1506021001434277Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës
Swift Code: RBKOXKPRXXX
Iban nr: XK05 1506021001434277

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...