Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., ku të akuzuarit janë dënuar me burgim.
Sipas aktgjykimit, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes, si dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Gjykata ka shqiptuar ndaj tij dënim unik prej 21 vjet burgim, raporton Betimi për Drejtësi.
Ndërkaq, Përparim Ibrahimi është dënuar me 11 muaj burgim, si dhe me gjobë prej 1 mijë euro për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Po ashtu, Lirim Begolli është dënuar me 10 muaj burgim.
Aktgjykimi është shpallur të premten në ditën kur Prokuroria kërkoi dënimin ndërsa mbrojtja lirimin e të akuzuarve.
Në këtë rast, përveç Eduard Ibrahimit, Përparim Ibrahimit dhe Lirim Begollit, akuzohet edhe Egzon Matoshi, për të cilin procedura vazhdon të jetë e veçuar, pasi ai është i paarritshëm për gjykatën.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...