Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar një person për veprën penale “deklarim i rrejshëm”.
Sipas policisë, pas hetimit të rastit të raportuar si “grabitje” më 18 dhjetor të vitit të kaluar dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe analizimit të deklaratave të ankuesit, hetuesit policorë kanë konstatuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe ka bërë lajmërim të rrejshë,
“Rezultatet e nxjerra nga veprimet e mësipërme policore si dhe nga inrervistimi i sotëm i janë prezantuar prokurorit të shtetit, dhe për rrjedhojë është bërë rikualifikimi i veprës penale, dhe ndaj personit të dyshuar : G.S, mashkull, 21 vjeç, është inicuar një hetim penal në drejtim të veprës penale “Deklarim të rrejshëm””, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën