20 persona janë diagnostikuar me virusin HIV-AIDS, në Kosovë gjatë vitit 2022.
Kështu ka bërë të ditur për “Arbresh.info”, shefi i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti.
“Gjatë vitit që e lamë pas ishin 20 raste aktive me virusin HIV -AIDS, ndërsa asnjë pacient nuk është i shtrirë në Klinikën Infektive”, deklaron Mehmeti.
Ai, thotë se mosha më e prekur nga ky virus është mosha e re, kryesisht 20-24 vjeç.
Sipas tij, mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus është që ta njohim partnerin seksual nëse vuan nga ndonjë sëmundje, dhe të ketë sa më pak partner seksual.
“Të përdoren masat mbrojtëse sepse çdo mosrespektim i këtyre masave mund të shkoj deri në infektim. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus është që ta njohim partnerin seksual nëse vuan nga ndonjë sëmundje, dhe të ketë sa më pak partner seksual”, shton ai.
Procedura për kryerjen e analizave për HIV, bëhet përmes Klinikës Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndryshe, në Kosovë rasti i parë me virusin HIV është regjistruar 34 vjet më parë.
Virusi HIV vazhdon të jetë problem global shëndetësor i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka marrë gati 33 milionë jetë deri më tani, kurse 38 milionë persona jetojnë me të.
Kujtojmë se “Arbresh.info” edhe më herët kishte raportuar në lidhje me këtë temë, në gjashtë mujorin parë të vitit që e lamë pas ishin nëntë raste me këtë virus, dhe një pacient ishte i shtrirë në spital.
Falë terapisë dhe trajtimit efektiv, infeksioni me HIV është bërë gjendje kronike më e menaxhueshme. Ky virus, sulmon sistemin imunitar dhe e dobëson mbrojtjen e njerëzve kundër shumë infeksioneve dhe disa llojeve të kanceri./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...