Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.
“Me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e Ambasadorit Minxhozi për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve.
Ndërsa Ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.
Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë: Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët kufitare Krushevë – Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...