Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G. për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ ka sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës.
Po ashtu, sipas njoftimit, janë sekuestruar edhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale, shkruan Arbresh.info.
“Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.”, njofton Prokuroria.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës, si dhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie./Arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00