Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po e vazhdon qëndrimin për vizitë pune në Singapor, teksa ka zhvilluar një takim me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Osmani pas takimit ka bërë një postim në Facebook, derisa ka thënë se e ka uruar presidentin për marrjen e detyrës dhe se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve e sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik, shkruan Arbresh.info.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik. ????”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...