Mungesa e inkasimit të rrymës në veri, kosto e lartë për vendin

09:17 | 8 Prill 2018

Kosova humb rreth 23 milionë euro çdo vit për mungesën e inksasimit të faturave të energjisë elektrike që shpenzohet nga serbët e veriut të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Sipas ministrit për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka ishte arritur progres pozitiv në raport me Serbinë për regjistrimin e një kompanie për inkasimin e faturave të Veriut, mirëpo që zhvillimet e fundit kanë penguar procesin.

“Ne i kemi rreth 23 milionë euro humbje vjetore nga mos realizimi i marrëveshjes për interkoneksion që përfshin inkasimin për energji nga qytetarët e Veriut dhe kjo nuk është në rregull që një pjesë e qytetarëve të mos paguajë energjinë të cilën e shpenzon dhe është një kosto e lartë për vendin. Kemi pasur një progres pozitiv në raport me  Serbinë për të regjistruar një kompani për inkasimin në Veri por pjesa politike dhe ngjarjet e fundit e kanë penguar këtë proces”, ka thënë Ministri Lluka për Arbresh.info/V. Selimi/

Ndiqeni intervistën më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara