Të përzgjedhurit e popullit gjatë vitit 2023 përveç debateve të shumta që kishin në Kuvendin e Kosovës, e pak punë dhe shumë mungesa në seanca, na dhuruan edhe momente qesharake.
E nisim me kryekuvendarin, Glauk Konjufcën, i cili është ai që ngjall më së shumti të qeshura në Kuvend.

E shpesh herë është parë i lodhur dhe shumë i menduar nga gjithë debatet që janë zhvilluar në Kuvend.

Në një prej aktiviteteve kryeministri i vendit, Albin Kurti duket se mezi ka pritur të mbarojë ngjarja dhe ta shijojë ushqimin, të paktën kështu shihet në foton e shkrepur.
Ju pastë bë mirë Kryeministër!

Dihet që telefoni në ditët e sotme është shoku më i ngushtë i njeriut, pra nuk është libri për fat të keq.
Në njërën prej seancave, kryeministri i vendit, Albin Kurti harroi ta merrte telefononin e tij, por e kuptoi shpejt që nuk e ka me vete dhe u kthye për të marrë.

Dy të parët e vendit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në çdo dalje të tyre janë shfaqur kokë më kokë.

Me një paraqitje krejt tjetër, për dallim nga deputetët e tjerë është shfaqur deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi.
Në muajin tetor, që njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e grave, ajo eshhtë shfaqur e veshur e tëra në rozë ose e pembe, ngjyrën që edhe e përfaqëson këtë muaj.

Përveç kësaj, Arbresh.info u sjell disa prej paraqitjeve më atraktive të deputetes.


Nëse e keni harruar, rrahjen e muajit korrik që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ja ku e keni
\
Fletushka, fletushka kudo nga opozita.

Jo vetëm mbështetësit e Kurtit dhe partisë së tij, por edhe deputetët e partive të tjera kur kanë mundësinë të bëjnë fotografi me Kurtin, e shfrytëzojnë atë.

Privilegj, të bësh foto me kryeministrin.
E dy prej deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe Duda Balje nga radhët e Komunitetit Boshnjak gjatë kohës sa po përshëndeteshin me njëra tjetrën janë kapur në një moment të sikletshëm nga kamera e /Arbresh.info./Kujtesë Berisha/

Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...