Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ushtruesin e detyrës së Presidentit dhe dekanin e RIT Kosova (A.U.K), Kamal Shahrabi me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe në atë të hulumtimit dhe inovacionit.
Dekani Shahrabi e informoi ministren Bajrami me punën që po bën RIT Kosova për forcimin e komponentës së inovacionit dhe planet që kanë, për të rritur interesimin e nxënësve të shkollave të mesme që të studiojnë fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Ingjinieri dhe Matematikë).
Ministrja Bajrami e falënderoi dekanin Shahrabi për punën që po bën në vendin tonë RIT Kosova dhe arsimimin cilësor që po iu ofron të rinjve tanë. Ajo theksoi se hulumtimi dhe inovacioni janë dy fusha me rëndësi të madhe për Kosovën dhe zhvillimi i tyre është edhe synim i Qeverisë së Kosovës, prandaj u shpreh e gatshme për bashkëpunim me RIT Kosova.
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...