Katër vetura me targa serbe dhe një me targa lokale janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Zubin Potok.
Në raportin 24 orësh, thuhet se veturat po hynin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, teksa po tentonin të kontrabandonin pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore.
Tutje, bëhet e ditur se veturat dhe mallrat janë konfiskuar dhe dorëzuar në terminalin doganor.
“Fsh.Bubë, Zubin Potok 05.09.2024-07:05. Raportohet se nga njësitë policore janë ndaluar 4 vetura (tri me targa serbe dhe një me targa lokale) të cilat hynin ilegalisht, nga territori i Serbisë në R. e Kosovës. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre, në të gjitha këto vetura kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar, kryesisht pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore. Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe veturave, është vërejtur se asnjëri nuk kishte dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Në lidhje me rastin veturat dhe mallrat janë konfiskuar dhe dorëzuar në terminal doganor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, personat lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë