Njësitet e specializuara të policisë sot kanë ‘zbarkuar’ në Kaçanik për t’i arrestuar shtatë personat e dyshuar për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Lidhur me operacionin, në një konferencë të jashtëzakonshme për media detaje ka dhënë drejtori i Përgjithshëm Gazmend Hoxha.
Hoxha para mediave dha detaje se çka është gjetur gjatë operacionit policor.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, disa lap topë, një armë zyrtare e kalibrit 9mm, maska, tyta arnësh, kapela sportive, rroba, fishekë, dylbi, si dhe dëshmi tjera që do të shërbejnë për dokumentimin e vrasjes së rëndë”, deklaroi ai.
Derisa bëri me dije se aksioni është zhvilluar në nëntë lokacione, tetë në Kaçanik dhe në një nga fshatrat e Klinës.
Prokuroria zhvillon aksion në 15 biznese në Prishtinë për sh...
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...
Arrestohet 23-vjeçari në Lipjan për djegien e një veture
Mësohet vendi, data dhe koha e finales së Superkupës së Koso...
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkolo...
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...